INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E padëgjuar: Zac Efron dhe The Rock, puthje gay në trailerin e “Baywatch”! [FOTO/VIDEO]

E padëgjuar: Zac Efron dhe The Rock, puthje gay në trailerin e “Baywatch”! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:47 11-05-2017

Filmi do të dalë në kinema më 25 maj, por detaji më surprizues është zbuluar që tani dhe i ka lënë fansat pa fjalë.

Pak javë para se ri-realizimi i ikonës “Baywatch” të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemasë, është publikuar traileri që është i destinuar t’i bëjë të gjithë të flasin. Video e shkurtër ngacmuese tregon dy protagonistët Zac Efron dhe The Rock duke ndarë me njëri-tjetrin një puthje nënujë. Edhe pse momenti kur dyshja e meshkujve bashkojnë buzët nuk shfaqet në videon ngacmuese, nuk dihet nëse po e ruajnë për ta nxjerrë në filmin e plotë. Gjithsesi është më shumë qesharak si moment se sa gay, me fytyrën e The Rock që duket se tallet kur buzëqesh. Kujtojmë se më parë ai ka luajtur rolin e një homoseksuali në filmin e vitit 2005, “Be Cool”.

gaykiss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375