INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E padëgjuar: Adoleshenti zgjohet nga koma, flet vetëm në gjuhë të huaj! [VIDEO]

E padëgjuar: Adoleshenti zgjohet nga koma, flet vetëm në gjuhë të huaj! [VIDEO]

Publikuar më: 10:00 24-10-2016

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Xhorxhia të Amerikës.

Një djalë adoleshent është zgjuar nga koma duke folur spanjisht në mënyrë të rrjedhshme, një gjuhë që nuk e kishte folur kurrë më parë. Portieri 16 vjeçar Reuben Nsemoh pësoi tronditje në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli, kur një lojtar tjetër e goditi aksidentalisht gjatë një rrëmuje në zonë. Portieri i Reuben, Bruno Kalonji rrëfeu se adoleshenti ndaloi disa herë frymëmarrjen, me gjendjen qe dukej shumë keq. Kur i riu nga Georgia u zgjua, ai nuk mund të fliste më anglisht, por ishte i rrjedhshëm në spanjisht, diçka që se kishte bërë kurrë më parë. Megjithatë, ndërsa ditët kalonin, aftësia e tij për të folur anglisht u kthye ndërsa ajo e spanjishtes erdhi duke u zbehur. Reuben mendon se ndoshta, në mënyrë subkoshiente, mund të ketë kujtuar biseda në spanjisht me vëllain dhe miqtë e tij që janë të rrjedhshëm në këtë gjuhë. Pas 3 tronditjesh në kokë, ai tani po e merr veten në shtëpi, ndërkohë që shpreson ende të bëhet futbollist profesionist.

Article Logic
Execution time: 0.0038018226623535