Nëse jeni përballur ndonjëherë me situata të rrezikshme ku ju drejtojnë armën në fytyrë, e dini që frika ju pushton menjëherë.
Paralizohesh dhe të zë paniku duke mos mundur të veprosh dhe gjithçka do të bësh është t’ia mbathësh ose thjesht të rrish urtë. Por ka edhe njerëz të cilët janë të guximshëm dhe dominues në situata rreziku. I tillë ishte dhe pronari i kësaj argjendarie, i cili e kuptoi se hajdutët nuk kishin guximin që ta qëllonin me armë dhe i përzuri nga argjendaria e tij.