INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Mesut Ozil sulmohet nga një bandë me thika në mes të rrugës [VIDEO]

E pabesueshme! Mesut Ozil sulmohet nga një bandë me thika në mes të rrugës [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 26-07-2019

Mesut Ozil është një ndër yjet e Arsenalit, një ndër futbollistët më të mirë në botë, padyshim edhe kjo gjë ka të mirat e saj, pasi përkthehet në shumë të mëdha parash.

Prej kohësh futbollisti është në lidhje me aktoren e njohur turke Amine Gulse, me të cilën shpesh herë publikon publikon foto në rrjetet e tij sociale, me mbishkrime që tregojnë se janë shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi, futbollisti është sulmuar ditën e sotme nga një bandë djemsh me thika, të cilët kanë tentuar t’i futen në makinë.

Ozil ndodhej me mikun e tij, Sead Kolasinac, të cilët janë kapur në befasi nga një bandë, por kamerat e sigurisë që kanë pasur dyçanet përreth kanë arritur të filmojnë gjithçka nga ngjarja e ndodhur.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, dy djemtë kanë nisur t’i kundërpërgjigjen sulmuesve dhe në një moment, Ozil ka mundur të dalë nga makina dhe me shpejtësi është futur në një restorant aty pranë.

Kamarierët kanë treguar se futbollisti dukej i tmerruar nga ngjarja e ndodhur, ndërkohë që banda është larguar me shpejtësi pas sulmit.

Sipas mediave të huaja, Ozil dhe Kolasinac janë shëndoshë e mirë pasi mundën t’i shpëtojnë rrezikut.

640x360_MP4_9161247622109482663 from sonila on Vimeo.

p37605.png

Article Logic
Execution time: 0.0023188591003418