INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Ja çfarë sakrifice ka bërë Rakitic në ndeshjen ndaj Anglisë

E pabesueshme! Ja çfarë sakrifice ka bërë Rakitic në ndeshjen ndaj Anglisë

Publikuar më: 18:07 13-07-2018

Ivan Rakitic zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Anglisë, duke thyer shumë aksione të “Tre Luanëve”. Performanca e tij e shkëlqye në fakt nuk është risi, pasi luan në një nga ekipet më të mëdha në Botë si Barcelona. Ai ndërkohë i ka surprizuar të gjithë shokët e ekipit, pasi një mbrëmje para ndeshjes ka qenë me temperaturë dhe me ethe. “Isha me temperaturë të lart, afër 39. Kam kaluar gjithë natën në krevat, në përpjekje për të mbledhur forcat për të mos humbur ndeshjen e së nesërmes”, tregoi mesfushori.

Praktikisht Raktic ka luajtur me temperaturë. Nëse fjalët e tij nuk do të ishin thënë nga Rakitic, do të ishte e vështirë që të imagjinohej se ai do të luante i sëmurë ndaj Anglisë. Mesfushori i Barcelonës madje ishte në fushë për 120 minuta, duke qenë mesfushori kroat me më shumë pasime 85, 71 prej të cilëve kanë qenë të mira (84 për qind). Vetëm Brozovic ka bërë më mirë me 86 për qind.

Rakitic do të luajë në finalen e Kupës së Botës, dhe do të jetë lojtari me më shumë ndeshje: 70 në total (55 me Barcelonën dhe 15 me kombëtaren). Vetëm Ëillian i Chelsea, ka të njëjtat numra, por ai është eliminuar që në çerekfinal

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158