INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ofendon rëndë Agron Llakajn, do habiteni nga fjalori i Riselda Sejdisë [FOTO]

E ofendon rëndë Agron Llakajn, do habiteni nga fjalori i Riselda Sejdisë [FOTO]

Publikuar më: 12:26 07-06-2017

Imitimi i Riselda Sejdisë nga aktorja e Al Pazar, në fillim u prit mirë prej saj, por si duket përfshirja në "lojë" e mamasë, e ka acaruar atë duke mos e "përtypur" më  humorin dhe sarkazmën e përdorur.

E bezdisur nga batutat e Agron Llakajt dhe Invës, aktores që e personifikon, ka zgjedhur t'u kundërpërgjigjet me një lumë të sharash dhe ofendimesh personave në fjalë. Batutave si Gucci apo  Buçi, Riselda u përgjigjet vazhdimisht me një gjuhë të ashpër duke e quajtur aktoren provinciale,  apo me keq akoma, “prostitute”  kurse aktorin e njohur të humorit, "një copë minator". Ajo thekson se martesa e saj nuk ka në qendër interesin, siç pretendohet në Al Pazar dhe se familja e saj ka qenë gjithnjë në gjendje të mirë ekonomike. Më tej Riselda tregon se aktorja që luan rolin e saj, nuk është as profesioniste duke qenë se nuk ka akoma një diplomë për aktrim, ndërsa përmend sukseset e saj dhe përfaqësimet jashtë Shqipërisë në balet që në moshë të vogël. Duket se pedagogia e baletit, e ka marrë seriozisht "luftën" kundër Al Pazar-it duke ia kthyer me të njëjtën monedhë aq sa shumë ndjekës në Instagram e përgëzojnë për aftësitë e mira aktoriale./intv.al/ 

logo1.png

logo2.png

logo3.png

Article Logic
Execution time: 0.0024700164794922