INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E moshuara i jep fund jetës pas vdekjes të së bijës

E moshuara i jep fund jetës pas vdekjes të së bijës

Publikuar më: 14:15 23-08-2018

Një e moshuar nga qyteti i Delvinës i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Viktima është identifikuar si Hano Hullai 68 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj ku ajo jetonte me të birin, sipas bluzave të bardha në repartin e urgjencës së Sarandës Kullai ka mbërritur në gjendje të rëndë për jetën.

Pas ndihmës së parë ajo është nisur drejt Tiranës, por rrugës pa mbërritur ajo ka ndërruar jetën.

Bëhet me dije e moshuara e ka marrë këtë vendim pas gjendjes së rënduar psikologjike.

Tre vite me parë 68-vjecares i kishte vdekur vajza, humbje të cilën ajo nuk e kapërceu dot.

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822