INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E morrët vesh? Adele ka gati klipin e ri! [VIDEO]

E morrët vesh? Adele ka gati klipin e ri! [VIDEO]

Publikuar më: 10:23 17-05-2016

Sa shumë projekte të reja muzikore këtë muaj maj.

Një tjetër që pritet të dalë më 22 maj gjatë mbrëmjes së madhe të Billboard Music Awards është ai "Send My Love (To Your New Lover)", klipi i rradhës nga Adele. Por sikundër e kemi të vështirë të presim deri atëherë, orët e fundit ka dalë online një video e shkurtër ngacmuese, sa për të na treguar se çfarë na pret nga artistja. Në klip shohim Adele teksa qëndron stoike me flokët biondë të mbledhur lart dhe e veshur me një fustan të gjatë me lule shumëngjyrëshe. Me pak fjalë porsi një hyjneshë. Ndonëse bëhet fjalë për një klip të gjatë vetëm 15 sekonda, kaq mjafton për të na mbajtur mbërthyer pas ekranit të vogël këtë të dielë, 22 maj!

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051