INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mohoi, u kap “mat” dhe u tha që do merrte me vete “Apartamentin 2XL”, por ja çfarë emisioni do të bëjë Turi në Klan [FOTO]

E mohoi, u kap “mat” dhe u tha që do merrte me vete “Apartamentin 2XL”, por ja çfarë emisioni do të bëjë Turi në Klan [FOTO]

Publikuar më: 20:58 25-04-2018

Ka kohë që flitet se Turjan Hyska do të ketë një emision të tijin në Klan Plus, por vetë ai e ka mohuar një gjë të tillë, derisa sot hodhi poshtë çdo dyshim pasi u fotografua në ambientet e Tv Klan me Aleksandër Frangaj.

Këtë lajm po ashtu e mohoi edhe në kontaktet e tij më të ngushta por tani nuk ka më asgjë për t`u fshehur pasi është pothuajse zyrtare. Turjan Hyskaj do të jetë në Tv Klan sezonin e ardhshëm, ndërkohë që pritet ta çojë deri në fund këtë sezon te Vizion Plus.

Mirëpo “Apartamenti 2Xl” nuk do të largohet nga televizioni ku transmetohet ama nuk dihet saktësisht formati, por besohet që do të jetë emision me lojëra sipas burimeve për politiko.al. 

al.png

 

Turjani do të prezantojë një game show në fillim të shtatorit të këtij viti, duke ndjekur kështu të njëjtën rrugë me të cilën nisi karrierën e tij, emisionet me lojra si ‘Mos u nxeh’, ‘Përrallë me mbret’, etj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041878223419189