INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend sherrin me OTR dhe Babastars? Noizy bëhet pishman dhe...[FOTO]

E mbani mend sherrin me OTR dhe Babastars? Noizy bëhet pishman dhe...[FOTO]

Publikuar më: 10:36 18-09-2018

Muzika rep është e karakterizuar shpesh nga Diss-et e shumta që grupet dhe individët bëjnë për të sfiduar njëri-tjetrin me fjalë që shpesh kalojnë edhe në ofendime personale.

Po të rikthehemi pak në kohë në vitin 2016-të në Prishtinë ndodhi një konflikt i armatosur mes dy grupeve OTR dhe Babastars.

Çështja ka përfunduar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, konflikti kryesor mbetet mes Noizy-t dhe reperit të Babastarsave, Cozman.

Siç u raportua ditën e ngjarjes Noizy u plagos nga Albert Krasniqi i cili ka shtënë dy herë dhe një nga plumbat ka kapur Noizyn duke e plagosur në kofshë.

Ndonëse këto ngjarjen shkuan deri në këtë pikë kaq delikate duket se gjakrat tashmë janë qetësuar dhe ka ardhur koha për paqe mes OTR dhe Babastars.

Sipas Kallxo.com, Noizy ka qenë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ka kërkuar falje për ngjarjene ndodhur dhe ka pranuar gjithçka.

Bravo Noizy! Të falësh dhe të pranosh gabimin janë xheste që karakterizojnë njerëzit me klas.../intv.al/

fth45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037682056427002