INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend Lambadan? Këngëtarja është djegur brenda makinës, dyshohet per vrasje! [FOTO/VIDEO]

E mbani mend Lambadan? Këngëtarja është djegur brenda makinës, dyshohet per vrasje! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:52 20-01-2017

Këngëtarja e superhitit të popit latin, “La Lambada”, është gjetur e pajetë në një makinë të djegur në vendin e saj të origjinës, Brazil.

Laolwa Braz ishte vokalistja kryesorepër hitin ndërkombëtar të publikuar nga grupi francez-brazilian Kaoma në vitin 1989. Zyrtarë të policisë thanë se 63 vjeçarja Braz është gjetur në distriktin bregdetar të Squerema në afërsi të Rio de Janeiro ku janë parë edhe dy burra. Mediat braziliane thanë se trupi i këngëtares është gjetur tërësisht i djegur brenda një makine në afërsi të shtëpisë së saj. Dy meshkujt që u panë në vendngjarje janë pikasur duke u arratisur nga shtëpia e Braz, çka ka përforcuar dhe dyshimet për një vrasje.

laowww.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152