INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend këngën “Hero” të Enrique Iglesias? Ky version modern do t’ju bëjë për vete qysh me dëgjim të parë

E mbani mend këngën “Hero” të Enrique Iglesias? Ky version modern do t’ju bëjë për vete qysh me dëgjim të parë

Publikuar më: 17:44 15-01-2019

Kënga “Hero” e Enrique Iglesias është lançuar në vitin 2001 dhe është pjesë e albumit “Escape”. Kjo këngë u kthye menjëherë në një hit dhe një ndër këngët më të dëgjuara dhe më të luajtura nga DJ e njohur në botë. “Hero” është dedikim për dashurinë ku do t’i sigurojë vajzës që ai do të jetë heroi i saj dhe do të jetë gjithmonë pranë saj. Enrique gjatë një interviste është shprehur që vitet e gjimnazit kanë shërbyer si frymëzim për këtë këngë. Kjo këngë ka fituar çmimin ‘Best Male Video’, Video of the Year dhe ‘Latin Dance Club’, ndërsa në MTV ka fituar si ‘MTV Latin America’.

Edhe pse janë bërë plot 18 vite që nga koha kur është lançuar kjo këngë, ajo nuk ka vdekur kurrë dhe vazhdohet dëgjohet ende me të njëjtin pëlqim si atëherë. “Hero” mbetet e një ndër këngët e preferuara të të rinjve të cilët frymëzohen dhe e shndërrojnë në cover. Coveri i fundit për këtë këngë ka qenë në prag të festave të fundvitit 2018 dhe ka ardhur nga një dyshe shumë e talentuar të quajtur Boyce Avenue dhe Mariana Nolasco, të cilët njihen tashmë për realizimin e coverave dhe e kanë sjellë nën tingujt e ëmbël të kitarës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034441947937012