INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend Gaviotën e telenovelës meksikane? Lajme të këqija nga aktorja, bën deklaratën shokuese [FOTO]

E mbani mend Gaviotën e telenovelës meksikane? Lajme të këqija nga aktorja, bën deklaratën shokuese [FOTO]

Publikuar më: 21:00 09-02-2019

Vite më parë, telenovela meksikane “Destilando amor” bëri bujë në Shqipëri, ku spikati historia e dashurisë e Gaviotës me personazhin kryesor. Aktorja që luante personazhin e njohur e vajzës punëtore, Angelica Riviera, u martua në vitin 2012 me Presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe meqë u bë Zonja e Parë e vendit, hoqi dorë nga aktrimi.

auto_920x9201549709272.jpg


Ajo tanimë ka njoftuar se po e divorcon burrin e saj, Enrique Pena Nieto, dy muaj pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, i cili u përfshi nga skandalet. Në një mesazh të shkurtër të botuar në mediat sociale, Rivera tha se se gjithmonë i kishte dhënë gjithçka martesës dhe ndiente shumë keqardhje ‘për këtë situatë shumë të dhimbshme’.

‘Sot të gjitha energjitë, forca dhe dashuria ime janë të fokusuara në vazhdimin e të qenit një nënë e mirë, në rikuperimin e jetës sime dhe karrierës sime profesionale’, tha Rivera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422