INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend Diktatorin? Shikoni se me çfarë projekti të ri po vjen ai

E mbani mend Diktatorin? Shikoni se me çfarë projekti të ri po vjen ai

Publikuar më: 11:31 06-08-2018


Sasha Baron Cohen është një ndër aktorët më kontraversial të Hollyëood. Humori i tij duket cool kur e sheh në ekran, por ama është shumë ofendues për njerëzit të cilëve i drejtohet.

Filmi diktatori ka qenë suksesi më i madh i aktorit. Sidoqoftë ai ka luajtur dhe shkruar dhe disa filma të tjerë. ALI-G ka qenë po ashtu popullor në kohën kur doli. Borat ndërkohë ishtë një super-hit, por ama ngjalli shumë urrejtje në Kazakistan sepse ofendoi rëndë kulturën e vendit. Më e keqja ishte që filmi nuk u xhirua as në Kazakistan, por në lagjet e varfra në Rumani. Sasha Cohen u takua me presidentin kazak një vit pas publikimit të filmit dhe u la mjaft bllof nga ana e këtij të fundit. Që nga ai moment karriera e aktorit vazhdoi rënien.

Askush nuk e la më atë që të krijonte filma të rinj dhe ai pranon që shumë ide i janë kthyer mbrapsht pasi asnjë studio nuk kërkon që të ofendojë kulturat orientale. Filmi i fundit i famshëm ku ai bëri pjesë ishtë Madakaskar 3, ku aktori bëri zërin e mbretit Julien.

Sot Cohen është pjesë e kastit të një show humoristik me buxhet shumë të ulët në krahasim me projektet i viteve të tij të arta. Për më tepër ja ku keni trailerin e Who is America, show që qëndron shumë poshtë në krahasim me atë që aktori mund të priste përpara disa viteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711