INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kryqëzuan në komente pas ndryshimit në look, por Kida bën VEPRIMIN që nuk pritej dhe shton këto dy fjalë [FOTO]

E kryqëzuan në komente pas ndryshimit në look, por Kida bën VEPRIMIN që nuk pritej dhe shton këto dy fjalë [FOTO]

Publikuar më: 18:24 13-07-2019

Askujt nuk i humbën fotot më të fundit të Kidës, e cila shfaqej me një pamje totalisht të re nga sa e kishim parë më parë.

Dhe sigurisht këto foto e këngëtares me gërsheta afrikane kanë revoltuar ndjekësit në Instagram dhe jo pa arsye.

Kida shfaqet me look-un e ri në një postim të cilin e ka quajtur: “africana"

15-3.jpg

Për këtë, shumë njerëz po e kritikojnë se këngëtarja po fyen njerëzit me ngjyrë duke e trajtuar modelin e flokëve që është pjesë e traditës së tyre si një zgjedhje mode.

Duke errësuar lëkurën dhe duke kapur flokët gërsheta, Kida po kryqëzohet nga ndjekësit veçanërisht të huaj, për kryerjen e atij që jashtë vendit njihet si përvetësim kulturor- të kopjosh sjellje, tradita apo veshje të caktuara nga një kulturë pjesë e së cilës nuk je, kryesisht për të tërhequr vëmendje sa i takon pamjes së jashtme. 

“Ky është përvetësim kulturor, mungesë e theksuar respekti ndaj komunitetit të njerëzve me ngjyrë. Mund të bësh më mirë”, shkruante një ndjekës.

kida.png

Mirëpo pas gjithë këtyre komenteve, Kida vendosi të fshijë mbishkrimin “africana" dhe ka dy fjalë për të gjithë ata që e keqkuptuan. 

"Për të gjithë ju që më keqkuptuat, unë i dua të gjitha rracat dhe çdo kulturë", shkruan Kida me anë të një komenti në anglisht, ku e shoqëron me një 'emoji' zemre.

9bfcf5ed-51d1-4698-b783-0c6eff492b2f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561