INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lumtur me veten? Rina sapo na tregoi të gjithëve armën e saj më të fortë, ja përgjigja e menjëhershme ndaj fansit

E lumtur me veten? Rina sapo na tregoi të gjithëve armën e saj më të fortë, ja përgjigja e menjëhershme ndaj fansit

Publikuar më: 17:35 05-02-2019

Ajo është një nga reperet më të reaj në tregun muzikor, asi edhe pjesë e labelit “OnRecords”.

Rina Balaj ose e njohur me emrin artistik Rina njihet gjithashtu edhe për barierrat që ajo ka thyer me stilin gjithnjë të guximshëm dhe paraqitjet e saj provokative.

Ajo është komentuar gjatë edhe për luftën me DISS-e që ka bërë me koleget e saj, pjesë e artit të Hip-Hop.

Së fundmi Rina ka postuar një foto në Instagram duke pozuar pranë një shtrati e kombinuar në një fustan të zi me dantellë dhe sipër një xhaketë xhins.

Njëri nga fansat i ka bërë një konstatim reperes: “Sa e lumtur je me vetveten” dhe përgjigja e reperes ka qenë e menjëhershme: “Gjithmonë”.

Pa frikë mund të themi se dashuria për veten ngelet parësore dhe Rina duket se e ka atë me tepricë. Kjo mund të quhet edhe arma më e fortë e saj, sidomos në artin që bën.

 WhatsApp_Image_2019-02-05_at_20.03.17.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453