INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E larguan nga “On Records”, Baby G rrëfen të vërtetën [FOTO]

E larguan nga “On Records”, Baby G rrëfen të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 13:18 05-09-2017

Prej një viti e gjysmë Gordana, e njohur si baby G, ka qenë pjesë e labelit “On Records”.

Dukej se karriera e saj po ecte goxha mirë deri në momentin që u përahp lajmi i largimit të saj nga ky label. Ka qenë  menaxheri i “On Records” ai që fillimisht ka rrëfyer se Baby G vërtet nuk ishte më pjesë e labelit të tij, por nuk ishte shkëputur plotësisht.   

 “Është e vërtetë që Baby G është shkëputur nga ne, por kjo ka ndodhur pjesërisht. Që do të thotë për sa i përket tregut internacional vazhdojmë ta menaxhojmë ne, ndërsa për sa u përket koncerteve në vendet shqipfolëse menaxhohet nga një tjetër person që është rënë në marrëveshje nga ne”, është shprehur ai për blitz.al. Stafi menaxhues nuk ka pasur asnjëherë konflikte me të për asnjë arsye. Është e gjitha një marrëveshje e bërë me dëshirë dhe pranimin tone”,ka vijuar të shpjegojë.

Nuk ka vonuar shumë dhe vetë Baby G ka rrëfyer versionin e saj të asaj çfarë kishte ndodhur. Si fillim pohoi atë që kishte pohuar menaxheri para saj. Që nuk kishte patur ndonjë konflikt personal me kolegët. Por ajo që e ka çuditur më së shumti, ka qenë sjellja e tyre duke e hequr nga ndjekësit në Instagram madje edhe duke i bërë “block” menjëherë pas largimit nga On Records.

Ndërkohë është pyetur edhe për marrëdhënien e vërtetë që ka me reperin Noizy, pasi shpesh është folur për marrëdhnien me të, madje edhe të bërit pjesë e OTR.

Këngëtarja ka thënë se me Noizyn janë thjeshtë miq dhe se nuk është një OTR. 

htyujh.png

Article Logic
Execution time: 0.0025320053100586