INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E largojnë nga shkolla dhe tentojnë ta martojnë, ministri italian jep lajmin e mirë

E largojnë nga shkolla dhe tentojnë ta martojnë, ministri italian jep lajmin e mirë

Publikuar më: 09:34 20-09-2018

Ajo u detyrua të largohej nga shkolla dhe të kthehej në Pakistan me anë të mashtrimit sepse babai i saj nuk donte që ajo të studionte, por të martohej me një burrë të zgjedhur nga familja. Një vajzë 23-vjeçare pakistaneze, e privuar nga dokumentet e saj, i drejtoi një letër shkollës së saj të vjetër, në krahinën e Monzës në Itali duke kërkuar ndihmë. "Ju lutem më ndihmoni, e ardhmja ime është në Itali, ata morën të gjitha dokumentet dhe më lanë këtu," shkroi ajo. "Babai im më pengoi të përfundoja vitin e katërt, e di që një nga mësuesit pyeti se çfarë ndodhi me mua, më çuan më larg," shtoi ajo. Ministria e Jashtme ndoqi historinë e saj pasi u njoftua nga prefektura në Monza.

ministri_italian.jpg

Në çështje u përfshi Interpoli, ndërsa Ministri i Jashtëm Enzo Moavero Milanesi konfirmoi me "me kënaqësi të madhe" se vajza nisi një fluturim të drejtpërdrejtë në Itali. Një fund i gëzuar për historinë e të resë Menaona Safdar, e mbajtur kundër vullnetit të saj në Pakistan nga familja. Vajza ishte në vitin e katërt kur babai i saj, në fillim të vitit 2015, e pengoi(kështu siç ajo tregoi), të vazhdonte të merrte pjesë në Institutin Teknik ku ishte regjistruar. Në atë kohë, një mësues do të përpiqej të kuptonte pse ajo kishte ndërprerë studimin por nuk ishte në gjendje ta kontaktonte atë. Pastaj në vitin 2017, familja udhëtoi bashkë me të drejt Pakistanit, me arsyetim për të vizituar të afërmit, në të vërtetë, qëllimi ishte kërkimi i një burri për vajzën. Prindërit e privuan atë nga dokumentet e nevojshme për t'u kthyer në Itali. Ajo gjithashtu ra në dashuri me një burrë tjetër, duke e bërë babanë e saj të zemërohej edhe më shumë. U përpoqa të kërkoja ndihmë në ambasadën time, por ata nuk më dëgjonin, ju lutem, unë dua të kthehem në Itali, aty ku e shoh të ardhmen time"-shkroi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055