INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E “kryqëzuan” që u martua me biznesmenin maqedonas, reagon Adelina Tahiri, ja çfarë shkruan [FOTO]

E “kryqëzuan” që u martua me biznesmenin maqedonas, reagon Adelina Tahiri, ja çfarë shkruan [FOTO]

Publikuar më: 21:47 22-02-2018

Para pak javësh, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri shpalli zyrtarisht fejesën me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov. Ata nuk pritën gjatë dhe menjëherë u martuan në një ceremoni private dhe vetëm pak kohë pas martesës njoftoi se është në pritje të ëmbël.  Vetë Adelina konfirmoi shtatzëninë nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.

"Është djalë", shkruan Adelina, teksa e shoqëron me një emoji engjëlli.

ttahoa.png

 

Me anë të një fotoje në Instagram, Adelina ka falenderuar të gjithë për urimet dhe shkruan se është shumë e emocionuar e se asgjë nuk e bën më të lumtur sesa shtatzënia.
Në fund këngëtarja përmend faktin që është shqiptare dhe do mbetet e tillë dhe se dashuria nuk ka moshë e as rracë, si kundërpërgjigje ndaj fansave që e kanë krtikuar për faktin që është martuar me milionerin maqedonas 50-vjeçar.

“Desha t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur, e të dedikuar. Faleminderit nga zemra është një fjalë e vogël. Jam në një gjendje, aq të emocionuar dhe të mirë, saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj e të tregoj, si ndjehem.
Dhashtë Zoti çdo femër të kalojë në këtë periudhë më të bukur jetësore, që asnjë gjë s’më bën më të lumtur se shtatzënia. Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri, dashuria nuk ka kufi, as fe, as rracë, as moshë. Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do të vdes e tillë”,- shkruan Adelina në Instagram.

ado.png

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326