INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kryqëzuan për rolin e Nina Simone, Zoe Saldana kundërpërgjigjet!

E kryqëzuan për rolin e Nina Simone, Zoe Saldana kundërpërgjigjet!

Publikuar më: 10:42 21-06-2016

Zoe Saldana u bë qëndra e kritikave pasi shkaktoi tërbim social mes njerëzve si aktorja e zgjedhur për të luajtur ikonën Nina Simone.

Dhe tashme, pasi ujërat janë qetësuar disi aktorja amerikane është kundërpërgjigjur, duke thënë edhe ajo fjalën e saj. Ylli “Star Trek” deklaroi se nuk ekziston vetëm një mënyrë për të qenë një person me ngjyrë dhe ajo di të jetë e tillë, një person me ngjyrë, vetëm në mënyrën e saj. Ky debat dukej ta kishte tensionuar bukuroshen 38 vjecare e cila nuk ngurroi të thontë se ata që kanë folur nuk dinë asgjë për të dhe s’mund t’i adresoheshin me shpërfillje. Gjithcka filloi me faktin se Saldana u lye me make up të errët pasi nuk ishte aq e zezë sa Simone, e cila ishte një aktiviste e të drejtave civile dhe si e tillë luftoi për ato të zezakëve. Një lloj ironie që njerëzve duket se nuk u pëlqeu.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496