INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ''kryqëzuan'' dhe s’i lanë gjë pa thënë pasi puthi Anën në emision, reagon Atdheu: Për të gjithë ata që…

E ''kryqëzuan'' dhe s’i lanë gjë pa thënë pasi puthi Anën në emision, reagon Atdheu: Për të gjithë ata që…

Publikuar më: 14:39 05-01-2021

Në edicionin e parë të “Përputhen Prime” që u bë ditën e djeshme, ndër shumë debate e diskutime, ndodhi dhe një e papritur që nuk ishte parashikuar.

Edhe pse Ana Lleshit iu komunikua në studio nga moderatorja Bora Zemani vendimi i stafit e regjisë së emisionit që për shkak të thyerjes së dy rregullave kryesore të përjashtohej nga “Përputhen”, Ana e priti e qetë vendimin për të.


Ajo madje e kishte kërkuar edhe vetë përjashtimin nga emisioni, duke qenë se ndodhet ende në një proces gjyqësor me ish-konkurentin tjetër të “Përputhen”, Arjon Lulin.

E pyetur nga moderatorja se mos kishte ndonjë pishman të mbetur nga emisioni, Ana deklaroi se i erdhi keq që nuk mund të vazhdonte më njohjen me konkurentin nga Kosova, Atdhe Xharavinën, me të cilën kishte bërë dy takime, njëri prej të cilëve nuk u transmetua për publikun.

Ana e “parë” i kërkoi Atdheut që të shkonte ta puthte. Sakaq nuk ka vonuar as reagimi i 27-vjeçarit, i cili pas kërkesës së Anës e puthi në buzë këtë të fundit dhe pasi e përqafoi folën edhe diçka në veshët e njëri-tjetrit fjalë të cilët nuk u arritën që të dëgjoheshin në sallë nga pjesëmarrësit e tjerë dhe publiku. (SHIKO KETU)

Ndërkohë gjesti është komentuar e kritikuar goxha shumë edhe në rrjetet sociale, duke bërë që djaloshi nga Gjakova të reagojë.

Atdheu zgjodhi në mesazh komplimentues nga një ndjekëse e tij për t’iu përgjigjur fansave duke u shprehur:

“Për të gjithë ata meshkuj dhe gra të frustruara nga një puthje lamtumire dhe mbështetje për Anën. Qetësohuni, jeta është e bukur kur veprimet tona të sinqerta e bëjnë atë më interesante”, ka shkruar 27-vjeçari.

anen.png

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609