INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan se poston foto në INSTAGRAM pas vdekjes së babait, Enca u kthehet fansave: Hera e parë dhe e fundit që...

E kritikuan se poston foto në INSTAGRAM pas vdekjes së babait, Enca u kthehet fansave: Hera e parë dhe e fundit që...

Publikuar më: 11:39 16-03-2020

Muajin që lam pas, Enca Haxhia, humbi babanë e saj. I ati i këngëtares së njohur ndërroi jetë në moshë të re, e ishte vetë ajo që ndau me ndjekësit lajmin e hidhur. Më pas Enca tregoi se këto janë ditë të vështira për të, por nuk preferoi ta ndajë dhimbjen e madhe me publikun.

Madje ajo u kritikua shumë për faktin se nuk mbajti zi për të atin dhe se nisi menjëherë muzikën. Gjithashtu ajo bëri edhe postime në “Instagram”-in e saj. Ndërsa këto ditë që është vetëm në shtëpi, këngëtarja ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj.

Dikush e ka pyetur atë për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit, këngëtarja u përgjigj:

“Të tregohem e sinqetë, shumë e miksuar. Sidomos këto ditë që kam pasur më shumë kohë ‘t’i ndjej ndjenjat e mia”, ka thënë këngëtarja.

Më pas një tjetër e pyet Encën si është në gjendje të publikojë foto ku shfaqet e lumtur menjëherë pas ndarjes nga jeta të personit të saj të shtrenjtë.

“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh.

Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i. Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq.

I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe”- janë fjalët e Encës.

 

gegf.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039198398590088