INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan KEQ pse mbështeti Beatrixën, reagon ashpër Antonela: “Nuk jam e pështirë si…”

E kritikuan KEQ pse mbështeti Beatrixën, reagon ashpër Antonela: “Nuk jam e pështirë si…”

Publikuar më: 19:37 20-01-2022

Antonela Berisha u largua nga “Big Brother VIP”, pak javë më parë, por që pas daljes ajo ka shprehur hapur mbështetjen për Beatrixën, me të cilën u afrua shumë në shtëpi.

Pak ditë më parë, bëri një postim në InstaStory duke treguar se ka një mbështetje të madhe ndaj artistes kosovare. “Sikur ta kenë të gjithë zemrën tënde”, shprehej Berisha.

Ndërsa së fundmi, ka bërë ‘repost’ një foto të këngëtares me mbishkrimin: “#support Trixa. Miss you” (Mbështesim Trixën, më mungon)

Mirëpo, duket se ka marrë kritika nga ndjekësit lidhur me mbështetjen për Trixën, duke bërë që Antonela të reagojë ashpër.

Në një ‘story’, ajo ka shkruar se fokusi duhet të jenë banorët që sipas saj ‘po vjellin vrerë ana anës’.

“Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë!
Themeluesit e shtëpisë jashtë.
Fallsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt”- ka shkruar ajo, duke mos përmendur emra.

Më pas, ajo ka shkruar se e kupton më së miri situatën e Beatrixës, e cila u gjend krejt papritur në një trekëndësh, pasi siç tregon Antonela, edhe ajo ishte në të njëjtën situatë në “Për’puthen”.

“Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj.”

Antonela e ka përfunduar deklaratën e saj, duke thumbuar ata që ajo i quan ‘pseudovipa që duan të fitojnë followers’.

“Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers”, përmbyll ajo, dukshëm e revoltuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881