INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit vënë re? Këto vajza VIP shqiptare janë të fiksuara pas këtij detaji që po pushton Instagramin [FOTO]

E kishit vënë re? Këto vajza VIP shqiptare janë të fiksuara pas këtij detaji që po pushton Instagramin [FOTO]

Publikuar më: 12:31 24-05-2019

Ngjyra e bardhë është padyshim ngjyra që simbolizon dhe njofton ardhjen e pranverës dhe verës. E bardha është një ngjyrë që të tregon shumë të thjeshtë, elegante, klas dhe shik. Veshjet në ngjyrë të bardhë krijojnë një look shumë veror dhe të freskët.  Shtëpitë e modës, por edhe vajzat më fashionista na kanë treguar që ngjyra e bardhë do të jetë një ndër ngjyrat që do të dominojnë këtë sezon. Edhe vajzat e njohura të shoëbizit shqiptar e kanë përqafuar këtë trend dhe e kanë bërë pjesë të garderobës së tyre.

Nëse do të bësh një udhëtim të shkurtër në Instagramin e vajzave VIP shqiptare do të vesh re që e bardha ka pushtuar rrjetin social më të përdorur. Për të marr grimcat e duhura të frymëzimit dhe disa ide se si ta vishni të bardhën këtë sezon, le të shohim bashkë se si e kanë veshur vajzat e njohura të showbizit shqiptar.

Ngjyra e bardhë mesa duket është një ndër ngjyrat e preferuara të Luana Vjollcës, e cila jo rrallëherë është shfaqur me këtë ngjyrë sidomos në klipet e këngëve të saj. Ky look është pikërisht nga kënga e saj e fundit.

luana.png

luana1.png


Rita Ora ka shkelur për herë të parë në Fesitvalin e Filmit në Kanë dhe ka arritur që të shkëlqejë me këtë fustan ngjyrë të bardhë, i cili i ka nxjerrë akoma më shumë në pah tiparet e saj.

rita.png


Edhe blogerja e njohur Armina Mevlani në ditën e parë të ‘Festivalit të Kanës’ ka preferuar një fustan të gjatë të bardhë.

armina.png

Kiara Tito me këtë fustan asimetrik të bardhë kombinuar me atletet me po të njëjtën ngjyrë na futi menjëherë në gjendjen e stinës së verës.

kiara1.png


Moderatorja na ka treguar gjithashtu që një kanatiere në ngjyrë të bardhë kombinuar me xhinse është një veshje perfekte casual për këto ditë vere.

kiara2.png


Pothuajse me të njëjtin look, pra kaq casual është shfaqur edhe këngëtarja e njohur Kida dhe moderatorja Elita Rudi.

kida.png

elita.png


Blogerja e njohur Lori Hoxha nuk mund të dukej kaq sensuale dhe seksi se sa me këtë fustan të ngushtë ngjyrë të bardhë pas trupit.

lori.png

Një yll si Oriola Marashi, e cila ka shkëlqyer e gjitha me të bardha në qytetin romantik Venecia të Italisë.

oriola.png

Një bohemiane e vertetë blogerja e njohur Anxhelina Kotorri, e cila ka bërë një ndërthurje të ngjyrës së bardhe më të kuqe dhe prezenca e kashtës e ka bërë që ajo të duket kaq stil.

anxhelina.png

Kush tha që bjondeve nuk ju shkon ngjyra e bardhë? Blogerja Linda Dido na ka dëshmuar të kundërtën!

linda.png

Kombinoni pantallonat e bardha me një bluzë m ‘polka-dots’ dhe me një palë taka ngjyrë të kuqe, për të arritur një look kaq fantastik sa blogerja Arjena Duçi, ku vlen të theksojmë se bereta e ka kompletuar të gjithë pamjen.

arjena.png


Marina Vjollca me këtë këmishë të bardhë, e cila e ka veshur disi të shkujdesur në setin e realizuar së fundmi duket kaq sensuale sa sytë na u bënë zemra kur e kemi parë!

marina1.png

Çfarëdolloj gjëjë që të veshë Xhensila Myrtezaj do i rrijë bukur, kështu që as nuk diskutohet fare edhe për ngjyrën e bardhë!

xhensila1.png

Edhe një kostum sportiv ngjyrë të bardhë që ka veshur këngëtarja e njohur Enca do të ishte një veshje ideale për të qenë sa më komodë.

enca.png

Një kostum të bardhë satin që ka veshur Aurela Hoxha do të ishte perfekte për të pirë një gotë verë pasditeve të ngrohta të pranverës dhe verës.

aurela.png

Një palë pantallona të bardha si Dajana Dako duhet t’i keni me patjetër në garderobën tuaj këtë sezon. Blogerja na ka dhënë edhe sugjerimin tjetër që pse jo të mos i kombinojmë me këto këpucë të bardha që janë shumë trend për momentin.

dajana.png

Një fustan veror të bardhë siç e ka veshur blogerja e njohur Odeta Banushaj do të ishte ideale për t’i dhënë pak freski ditëve me diell të verës.

odeta.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709