INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit ditur gabim! Squats-at nuk ju rrisin të pasmet! Zbuloni këtu gënjeshtrat që i kemi menduar të vërteta

E kishit ditur gabim! Squats-at nuk ju rrisin të pasmet! Zbuloni këtu gënjeshtrat që i kemi menduar të vërteta

Publikuar më: 00:44 07-11-2018

Ushqimi dhe një dietë e shëndetshme mund të jetë e vështirë, sidomos kur përballemi me një fluks të vazhdueshëm informacioni.

Është vërtet e dobishme që të merrni sa më shumë njohuri që është e mundur, por asnjëherë mos ngatërroni faktin me supozimet. Me siguri keni dëgjuar deklarata të tilla si “seksi ju djeg kaloritë” apo nëse bëni qindra squats do të keni të pasme të ngritura.

Miti i parë që shpërndahet nëpër internet është se seksi mund të llogaritet si stërvitje, pasi djeg aq kalori sa të ecni një milje.

Një studim, i botuar në revistën PLOS ONE, që shqyrtoi lidhjen midis stërvitjes dhe djegieve të kalorive, zbuloi mesatarisht që burrat djegin 100 kalori gjatë një akti seksual (seanca mesatare u bazua në një akt prej 25 minutash). I njëjti studim zbuloi se gratë djegin rreth 69 kalori. Studiuesit vlerësuan se meshkujt djegin afërsisht 4.2 kalori për minutë gjatë seksit, ndërsa gratë djegin 3.1 kalori për minutë. Për këtë arsye është mirë të shkatërrohet fare idea se seksi është njëlloj me stërvitjen.


Miti i dytë: Ndryshimet e vogla në dietën tuaj çojnë në humbje më të mëdha, afatgjate të peshës

Ju mund të mendoni se ndryshimet e vogla në dietën tuaj ndihmojnë në ndryshime më të mëdha, por siç rezulton kjo nuk është e vërtetë. Për t’u dobësuar aq sa doni dhe për të hequr një numër të madh kilesh duhet të bëni ndryshime të mëdha në dietën dhe në ushtrimet e përditshme.


Miti tre: Ju duhet të bëni qindra squats për të pasur të pasme të përsosura. Nëse e keni si qëllim në vetvete për të pasur të pasme të mëdha dhe të tonifikuara nuk është e nevojshme të shpenzoni orë të tëra për ta arritur. Sipas trajneres Camilla Akerberg nuk duhet të mbani pesha me këmbë pasi mund t’ju dëmtojnë pjesën e shpinës. Mund të shtoni variacion ushtrimesh që ndihmojnë në tonifikimin dhe ushtrimin e trupit tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537