Me siguri askush nuk e ka urryer si për gjërat fantastike që ka bërë në fushën e blertë, ashtu edhe për pozitivitetin që transmetonte. Por së fundmi ai ka pushtuar mediat botërore me lajmin e fundit. Bëhet fjalë për kampionin e botës me “Selecaon” në vitin 2002, Ronaldinho i cili ka vendosur të ndajë jetën me dy partnere njëkohësisht.
Pavarësisht se braziliani nuk ka deklaruar asnjë gjë publike, lajmi është bërë me dije nga rrethi i ngushtë i miqve të sulmuesit, por vetë ish-numri 10 i Barcelonës ka treguar thuajse të vërtetëm nëpërmjet postimeve të fotove me të dyja vajzat në Instagram.
Madje zërat e shumtë në Brazil flasin për një martesë të ish-“Topit të Artë” 2005 me dy të dashurat e tij Priscilla Coelho Beatriz Souza në muajin gusht të këtij viti. Historia bëhet dhe më e cuditshme kur është mësuar se ai u blerë dhuratë në prag të celebrimit dy unaza të njëjta të dyja vajzave.
Të tre palët kanë pranuar këtë formë bashkëjetese intime vetëm me kushtin e paradhënies nga Ronaldinho për të dyja partneret nga 1700 €. Sipas mediave braziliane, publikimi i një lajmi të tillë ka ndikuar negativisht në jetën e Priscillas e cila ka humbur vendin e punës.
Ronaldinho ka vendosur të përfshihet në fushën e politikës ku kërkon të garojë për forcën politike Partia Republikane Braziliane ne qytetin e vendlindjes Belo Horizonte. Mesa duket “magjistari i driblimit” nuk e ka parashikuar që ekspozimi i jetës intime mund të ulë kuotat në zgjeshjet e afërta parlamentare.
 
							 
							 
							 
							 
					![E kishit dëgjuar më parë? Futbollisti juaj i preferuar do të martohet me dy femra njëkohësisht, mësoni detajet! [FOTO] E kishit dëgjuar më parë? Futbollisti juaj i preferuar do të martohet me dy femra njëkohësisht, mësoni detajet! [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/3dcbeefd43781aa9c2dd00d6ad6b20d2_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
  
																 
																 
																







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





