INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni burrin pa punë? 6 Gjërat që duhet të bëni urgjentisht!

E keni burrin pa punë? 6 Gjërat që duhet të bëni urgjentisht!

Publikuar më: 11:14 16-08-2017
Gjendja ekonomike është e rëndësishme për një çift, sepse shmang keqkuptimet.
Papunësia të vret në mënyrën më të keqe, sepse ndihet pa vlerë. Ja si t’i jepni suport, sipas intv.al  kur partneri është i papunë:
 
1. Mos reagoni direkt
Mos ja bëni pyetjen : “ Si do i përballojmë shpenzimet?”. Kjo gjë do e trishtonte edhe më shumë. Prandaj bëhuni më të duruar.
2. Mos i tregoni të tjerëve
Mos u nxitoni të shkoni t’I informoni miqtë tuaj, se partneri juaj nuk ka më punë. Meshkujt sidomos do ndihen shumë në siklet, prandaj mbajeni gojën mbyllur.
3. Mos lini të kuptohet se vetëm ju po punoni
Kur të ktheheni nga puna, mos e lini të kuptojë se vetëm ju po mbani shtëpinë. Situata do përkeqësohej dhe nuk do fitoni asgjë.
4. Vlerësoni gjërat që partneri bën
Partneri juaj ndodhet në një situatë jo të mirë, prandaj mundohuni të vlerësoni gjërat që bën. Edhe nëse bën diçka sado të vogël, komplimentojeni.
5.  Bëni një program për të folur në lidhje me punën
Zgjidhni një ditë të javës, për të diskutuar në lidhje me aplikimet që po bën për të gjetur një punë të re. Sociologia, Shannon Boodram thotë se kjo do ndihmonte shumë në zgjidhjen e konflikteve.
6. Bëni të kuptojë se nuk është vetëm
Kjo është një ndër gjërat më fantastike që mund të bëni. Partneri do gjejë forcë më të madhe për të kaluar këtë vështirësi.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0031428337097168