Dita e dasmës nuk është konsideruar gjithmonë si kurorëzimi i dashurisë. Më përpara, dasma ishte një urë mes dy familjeve që duhet të vijonin të ruanin statusin ekonomik dhe shoqëror. Megjithatë, kjo ditë ishte një ngjarje e rëndësishme edhe në Romën e Greqinë e Lashtë.
Një nga elementët më të komentuar të ditës së dasmës ka qenë gjithnjë veshja e nuses, sidomos velloja që nuk duhet të mungonte kurrsesi. Po e keni menduar ndonjëherë që vendosja e vellos ka një kuptim?!
Në Romën e Lashtë, velloja ka pasur një qëllim të qartë: Të mbronte nusen nga shpirtrat e këqinj. Velloja quhej “flammeum”, e përafërt me fjalën latine “flamma”, që do të thotë “flakë”.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





