INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka pranuar disa herë publikisht se është gay, biznesmeni i njohur tregon eksperiencën që kishte kaluar më një femër [FOTO]

E ka pranuar disa herë publikisht se është gay, biznesmeni i njohur tregon eksperiencën që kishte kaluar më një femër [FOTO]

Publikuar më: 21:08 31-03-2018

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani e ka pranuar disa herë publikisht se është gay, menjëherë pas kësaj deklarate, ai ka qenë vazhdimisht i ftuar nëpër emisione të ndryshme televizive, ku ka folur për jetën e tij.

Mbrëmjen e së premtes, Ilirjani është bërë pjesë e emisionit “Zonë e Lirë” për të diskutuar në lidhje me debatin e propagandës LGBT në gjimanzet shqiptare.

Pasi shprehu kundërshtinë e tij për këtë nismë, Eltoni rrëfeu edhe një eksperiencë personale, duke zbuluar se ka qenë i lidhur dikur me një femër.

“Unë kam pasur një të dashur për 3 muaj, ajo ishte afrikane. Ajo m’u afrua dhe ngaqë unë vija nga provinca, mendoja që të ishe gay ishte gabim dhe më vriste ky mendim. Dhe kur kam shkuar me të, kishim 2-3 muaj bashkë. Të them të drejtën fizikisht më ka pëlqyer, por unë nuk isha emocionalisht i përfshirë dhe isha i drejtuar nga meshkujt. Ndaj ndikimet nuk janë pozitive, si ndaj personave hetero ashtu edhe ndaj atyre gay.”-u shpreh Ilirjani.

-640-0-5abf5fd23ba93.png

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928