INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka marrë malli? Mozzik takohet me vajzën, por deklarata e Loredanës po i habit të gjithë! [FOTO]

E ka marrë malli? Mozzik takohet me vajzën, por deklarata e Loredanës po i habit të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 12:03 23-05-2020

Reperi Mozzik ka takuar më në fund të bijën, të cilën nuk e shihte prej disa muajsh për shkak të izolimit prej pandemisë së Koronavirusit. Ai ka postuar disa foto shumë të veçanta pranë së bijës.

zing.jpg

 

Në njërën prej tyre Mozik tregon kombinimin që kanë bërë babë e bijë duke veshur të njëjtat atlete. Ndërsa në foton tjetër Hana ndodhet në vaskë duke u larë, ndërsa Mozzik ndodhet pranë saj duke i buzëqeshur.

kngg.jpg

Pas ndarjes së Mozzik dhe Loredanës, Hana është duke jetuar me këngëtaren të cilën e shohim duke postuar vazhdimisht foto dhe video në të cilat tregon momentet më të bukura me të bijën.

Reperi Mozzik gjatë një interviste për “Klan Kosova”, tha se me Loredanën ka marrë fund dhe nuk ka më kthim mbrapa duke hequr çdo shpresë se mund ti shihnim një ditë sërish bashkë. Por këngëtarja i ka habitur fansat me postimin e fundit, madje shumë prej tyre mendojnë se i dedikohet Mozzik.

Më konkretisht Loredana ka postuar në instagram një video ku shfaqet duke kënduar një këngë që thotë “Më mungon kaq shumë”, frazë që e shkruan edhe në postimin që bën në story.

miss.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030968189239502