INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka kopjuar?! Se dimë nëse ishte kunjë, por TAYNA i HABIT të gjithë me atë që thotë për NOIZYN: Është…

E ka kopjuar?! Se dimë nëse ishte kunjë, por TAYNA i HABIT të gjithë me atë që thotë për NOIZYN: Është…

Publikuar më: 17:33 02-01-2021

Në këtë puntatë festive të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar reperja aq e dashur për publikun shqiptar Tayna.

Kësaj të fundit iu bënë disa lojëra e patjetër pyetje të cilat publiku mezi i pret. Njëra nga pyetjet kishte të bënte me këngën “Johnny” të Taynës për të cilën disa persona kanë menduar që në fakt është frazë e huazuar apo e kopjuar nga një këngë e këngëtarit Noizy.

Kur u pyet se çfarë mendimi ka Tayna për këtë thashethem që shkruhet lart e poshtë dhe për Noizyn gjithashtu, reperja u shpreh se nuk e ka kopjuar e nuk ka asgjë në veçanti me të. Nga ana tjetër ajo u shpreh se në fakt fjala “Johnny” është një fjalë që përdoret nga shumë persona e jo vetëm prej tij. Andaj si pasojë nuk ka përse të mendohet si një kopjim i Taynës ndaj Noizyt nga publiku shqiptar.

Mirëpo siç duket ajo dhe Noizy nuk i kanë punët mirë. E themi këtë pas një deklarate të fundit që bëri Tayna në emisionin e Luanës.

Kur në ekran iu shfaqen fotot e shumë artistëve shqiptarë, në lidhje me Noizyn, Tayna u shpreh “Shumë biznesmen”.

Pra, nëse të tjerët i konsideroi artistë, reperë të talentuar e njerëz të mirë, Noizyn e cilësoi si biznesmen.

Nuk e dimë nëse Noizy e ka parë këtë intervistë, por me siguri do reagojë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026209354400635