INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka dhe me Ronelën? Samanta reagon ashpër ndaj Zerka-s: 'S’të shkojnë armët ty ...' [FOTO]

E ka dhe me Ronelën? Samanta reagon ashpër ndaj Zerka-s: 'S’të shkojnë armët ty ...' [FOTO]

Publikuar më: 18:32 05-11-2019

Një debat ka nisur në showbizin shqiptar dhe bëhet fjalë për Samanta Karavellën dhe Young Zerkën!

Samanta ka reaguar ashpër për ‘paintballin’ e Zerka-s në lojën me ‘Paintball’ mbrëmjen e së shtunës në “Shiko kush Luan.

Gjatë lojës Zerka zgjodhi Samantën si personazhin që nuk meriton famën dhe kjo e fundit nuk ka kursyer një përgjigje.

Pasi ka parë reagimin e Zerkës, Samanta ka shpërthyer në Instastory me disa fjalë që prekin edhe Ronela Hajatin.

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia”, shkruan Samanta në foton ku këngëtari shfaqet gjatë goditjes së fotos.

“Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, shkruan Samanta në foton ku mendohet se i drejtohet Ronelës.

sss.png

a.png

Kujtojmë se vite më parë Samanta dhe Ronela kanë pasur një debat me njëra-tjetrën dhe tani vajzat nuk flasin.

Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta dhe ende nuk dihet shkaku që prishi miqësinë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0030570030212402