INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E habitshme, të majtët kërkojnë Saliun në parlament [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 03-11-2016

Pas mungesës në seancën e kaluar të kuvendit të ish kryeministrit, Sali Berisha të majtët jo vetëm që kanë vënë re mungesë e tij, por dhe kanë dalë e kanë folur për të. I majti Artan Gaçi tha që PD nuk është në nivelet e duhura e aq keq është sipas tij aq i këshilloi demokratët, që të lenë selinë dhe t’ja kthejnë ushtarakëve. Aq e çuditshme ishte kjo deklaratë sa dukej sikur Gaçi po i qante hallin PD.

Pjesë nga fjala e Gaçit:
“U bënë dy javë, që mungon e nuk shtyhet. Rutinë e monotoni, nuk shan më njeri, nuk zihet kush, edhe ata që bëjnë të flaktin kur je ti këtu, në variantin më të mirë flinin gjumë në karrige këto dy javë e  në variantin më të keq i kishe tek kafja me kryeministrin e ministrat duke kërkuar favore e duke mbaruar punët e veta. Mjaftuan dy javë pa ardhur dhe e fute në letargji opozitarizmin. Imagjino mos jesh ç’ndodh me Partinë Demokratike. Si përfundoi kështu PD-ja? 3 parti të reja u hapen këto ditë. Mos hapet edhe ndonjë tjetër e ju përzë në bllok nga parlamenti. E nuk do ishte dhe aq keq, por po vazhduat kështu, të paktën bëni një gjë të mirë. Kthejeni ndërtesën oficerëve të bëjnë funeralet se atë hije nuk arritët t'ia hiqnit dot asaj godine."

Po nuk e la me kaq opozitari Edi Paloka, i cili ironikisht tha se ky material që lexoi Artan Gaçi u lexua për herë të parë pa gabime dhe se ishte shkruar nga Rama, cilësisht shumë i dobët.


Pjesë nga fjala e Palokës:

"Doja vetëm ta uroja zotin Gaçi që sot arriti të lexojë rrjedhshëm fjalën e  kryetarit të tij Edi Rama, i cili u detyrua t'ia përgatisë këtë fjalim zotit Gaçi. Zoti Rama këto fjalimet e dobëta nuk ka nevojë t’ua shpërndajë deputetëve. Le të vijë këtu Rama të deklarojë si do t'ua marrë Akropolin Greqisë dhe çdo gjë tjetër që i pjell mendja ditën e natën"

Mungesën me sa duket e kishte vënë re dhe Ministri i Finacave, Ahmetaj i cili foli pak më pas kur Sali Berisha hyri në sallë, ai iu drejtua: Erdhe. Më kishe munguar! Më kishte munguar përçartja.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652