INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë familja në gjumë, përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan

E gjithë familja në gjumë, përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan

Publikuar më: 20:05 04-11-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një banesë në lagjen “5 Maji” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati, i cili është ndërtuar nga bashkia e Elbasanit për shtresat në nevojë.

Nga vendi i ngjarjes, shkak i zjarrit ka qenë tenxherja e presionit e harruar nga familjarët të cilët kanë qenë në gjumë.

Por ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses ka bërë që flakët të shuhen me shpejtësi, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Article Logic
Execution time: 0.003471851348877