INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjithë bota po flet për të! Ronaldo reagon zyrtarisht rreth akuzave për përdhunimin e ish-të dashurës së shqiptarit [FOTO]

E gjithë bota po flet për të! Ronaldo reagon zyrtarisht rreth akuzave për përdhunimin e ish-të dashurës së shqiptarit [FOTO]

Publikuar më: 17:17 03-10-2018

Çështja se Ronaldo ka përdhunuar një femër në vitin 2009, pikërisht Kathryn Mayorga ka qenë kryetema e mediave rozë ditët e fundit. Kjo ka shtyrë policinë e Las Vegasit të rihapë një hetim në pretendimin se Cristiano Ronaldo përdhunoi modelen në një dhomë hoteli. Por, këto akuza ka hedhur poshtë publikisht yllin portugez përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke thënë se me qetësi të madhe pret rezultatet e çdo hetimi.

Ylli portugez i ka quajtur akuzat të neveritshme.

“Unë i mohoj në mënyrë të vendosur të gjitha akuzat që po lëshohen kundër meje”, ka shkruar Ronaldo.

“Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje për të cilën jam dhe besoj. I prirur për të pastruar emrin tim, nuk pranoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten”.

“Unë ndjehem i pastër dhe kjo më lejon që me qetësi të pres rezultatet e çdo hetimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344