INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ftuar në emisionin shqiptar, flet “OVA” që i përloti të gjithë: Ja ç’më lidh me Shqipërinë…

E ftuar në emisionin shqiptar, flet “OVA” që i përloti të gjithë: Ja ç’më lidh me Shqipërinë…

Publikuar më: 11:32 20-11-2020

Aktorja urke Nisa Sofiya Aksongur e njohur si "Ova" nga filmi që përloti botën "Mrekullia në qelinë nr.7", ishte e ftuar në emisionin e Bietës “Ftesë në 5”. Gjatë intervistës së realizuar nga shtëpia e saj, Nisa tregoi se nuk e priste që të luante në këtë film, mes aktorësh shumë të njohur.

Vogëlushja u shpreh se dëgjon muzikë shqiptare dhe di disa nga këngët.

"Jam shumë e lumtur, nuk e kam menduar që do të arrinim në këtë nivel dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë. Unë nuk e dija që do të merrja pjesë në fillim dhe nuk e dija çfarë roli do të luaja, sepse nuk ma kishin thënë. Më së shumti më ndihmon mami, sepse ajo më ka iniciuar që të marr pjesë në filma. Arasi më ka ndihuar shumë në prapaskenë dhe nisa edhe unë të luaj sa më mirë në skenë. Ka shumë filma që kam marrë pjesë, kam marrë pjesë edhe në reklama të ndryshme në Turqi. Dua që përveç aktrimit të bëj edhe diçka tjetër. Kam dëgjuar dhe di shumë këngë në gjuhën shqipe. Do të vij patjetër, por tani në këtë periudhën nuk do të lëvizim por patjetër që do e vizitoj Shqipërinë”, tha Nisa.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826