INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme! Shpiket makina vdekjeprurëse 3D që ju jep mundësinë njerëzve të vdesin me pamjen që duan [FOTO]

E frikshme! Shpiket makina vdekjeprurëse 3D që ju jep mundësinë njerëzve të vdesin me pamjen që duan [FOTO]

Publikuar më: 11:13 18-04-2018

Një makinë vdekjeprurëse 3D e shtypur e projektuar për t'i dërguar njerëzit në jetën e përtejme në mënyrë paqësore do të 'testohet' nga publiku për herë të parë.

'Sarco' është krijimi i një avokati  australian të eutanazisë, Philip Nitschke, i njohur gjithashtu si 'Dr Death' (Dr Vdekja)

Ajo u zbulua të shtunën në Panairin e Funeralit në Amsterdam ku pjesëmarrësit mund ta vështronin duke përdorur një kufje virtuale. Megjithatë kjo makinë është cilësuar e tmerrshme dhe si një promovim i paturpshëm i vetëvrasjes.

Sarco është një makinë në të cilën pasi shtypet një buton  3D,  i vret njerëzit kur nivelet e oksigjenit janë të pakta.

Një person që dëshiron të përdorë makinën e Nitschke për të kryer vetëvrasje duhet të bëjë një test online për të treguar se ata janë të shëndetshëm dhe duan të vdesin me vullnetin e tyre.

Ata pastaj marrin një kod katër shifror që vlen për 24 orë. Pas futjes së kodit në makinë, mund të shtypet  butoni i veçantë, i përmendur më lart.

Kur të shtypet butoni, Sarco do të mbushë me azot, duke rezultuar në humbjen e vetëdijes pas një minute dhe duke vdekur pas pesë minutash.

Një zëdhënës i paanshëm i funeralit tha se vizitorët mund t'i nënshtrohen të gjithë përvojës me syzet e realitetit virtual për të parë nëse kjo mund të jetë mënyra e tyre e preferuar për t’i dhënë fund jetës.

Nëpërmjet syzeve virtuale, vizitorët mund të zgjedhin pamjen e Alpeve ose të detit si momentin e tyre të fundit.

Pastaj shtypet butoni i vetëvrasjes, pas së cilës pamja me syzet e realitetit virtual do të zbehet ngadalë.

Dr Nitschke zhvilloi ‘Sarco-n’ me inxhinierin Alexander Bannick në Holandë, me qëllim që ta bëjë atë të disponueshme në mbarë botën.

Siç thashë në seminaret e mia, "Do të vdisni vetëm një herë, kështu që pse të mos keni më të mirët?", tha ai.

Por futja e makinës së vdekjes në këtë panair është përballur me kritika të rënda nga politikanët dhe punonjësit socialë.

Një zëdhënës i linjës telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve holandeze tha: 'E gjithë kjo duket krejtësisht e padëshiruar për ne'.

Deputeti Kees An Der Staaij i partisë politike të reformuar krishtere-konservatore (SGP) tha: 'Është e tmerrshme.

‘Të gjithë ne së bashku përpiqemi të bëjmë gjithçka për të parandaluar vetëvrasjen dhe pastaj të gjeni një makinë vetëvrasëse në panairin e funeralit sikurse është rasti më i zakonshëm në botë. Vetëvrasja nuk është një ofertë promovuese dhe ndihma për vetëvrasje është një vepër penale në Holandë’, përfundoi ai.

Screen-Shot-2017-12-05-at-5.01.11-PM.jpg

 

plokmjn.png

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656