INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëma u vrau të atin, kjo ishte historia e dhimbshme e motrave nga Kukësi

E ëma u vrau të atin, kjo ishte historia e dhimbshme e motrave nga Kukësi

Publikuar më: 17:57 15-10-2017

Këtë të dielë Anxhelina nga Lezha ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku ka ndarë me publikun historinë e saj. Ajo që Anxhelina tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” i ka fillesat e saj pa lindur ajo, që në momentin që dy prindërit e saj janë martuar.
“Unë jam Anxhelina nga Lezha. Jam e martuar, kam dy fëmijë", nis ajo historinë e saj.

Kur ishte vetëm 14 vjeçe, Kristinës, më të madhes prej katër motrave, i kërkuan dorën për martesë. Këtu nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh 20 vjeçare për familjen e tyre. Historia u tregua nga Anxhelina, motra e dytë, e cila donte t’i dëgonte një mesazh xhaxhait të saj.

Babai dhe nëna e tyre kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie toksike dhe abuzive. Babai ishte i alkoolizuar dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Prej temperamentit të tij, ai gjendej i dyjëzuar për fejesën e të bijës, njëherë thoshte po dhe njëherë jo. Dukë parë situatën, dhëndri e rrëmbeu Kristinën dhe e dërgoi në shtëpinë e tij.
Në këtë moment, babai i motrave u ndje i fyer dhe mori armën, gruan dhe u nis për tek krushqit me mëndjen e ndarë për të vrarë dhëndrin. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht, nuk ia doli dot mbanë pasi u mblodhën shumë njerëz dhe s’pati mundësi.
Rrugës së kthimit, babai i thotë nënës se meqë s’munda të vras dhëndrin, tani do të të vras ty. Këtu nisi konflikti vdekjeprurës që rezultoi në vrasjen e babait të katër motrave nga dora e nënës së tyre.

fbf5afbe1943d9a4559e88d3ee12c941.jpg

Dy javë më vonë, nënën e tyre e arrestojnë dhe e burgosin për një vit e gjysmë. Tre motrat e mbetura jetuan me gjyshërit nga ana e babait, pasi i premtuan që do t’i linin të vizitonin të ëmën në burg. Kjo nuk ndodhi kurrë.

Pas vdekjes së gjyshërve, ato i mori nën kujdes xhaxhai, Lazëri. Për të, fajin për gjithçka që ndodhi e kishte Kristina që ishte ende fëmijë asokohe. Ai nuk e lejoi kurrë të kthehej në shtëpinë ku u lind, qoftë as kur i vdiq gjyshja. Pikërisht ky ishte pengu më i madh i Anxhelinës.

Ajo ftoi xhaxhain e saj në rubrikën “Kam një mesazh për ty” të së “Dielës Shqiptare” dhe i kërkoi atij ta linte motrën e saj të kthehej në shtëpinë e prindërve që tani s’i ka më. Lazëri i parapriu situatës dhe refuzoi pa komentuar më tej. Pavarësisht arsyetimit dhe përpjekjeve nga ana e Arditit apo Anxhelinës, ai qëndroi i palëkundur. Ngaqë ai nuk pranoi Kristinën mbrapsht në shtëpi, Anxhelina i tha se as ajo dhe asnjëra nga motrat e saj nuk do të shkelnin më në derën e tij.
Më pas e ftuar ishte Kristina dhe motra e tretë. Kristina e kishte hedhur gjithçka pas krahëve dhe s’i mbante mëri për asgjë xhaxhait.

Një histori e hidhur, por edhe e ëmbël njëkohësisht. Edhe pse Anxhelina nuk ia doli t’ia mbushë mendjen xhaxhait, ajo ka mbështetjen e pakushtëzuar të motrave të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713