INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ëma e Oriola Marashit përlotet në emision por befason: 'E lumtur që më sollët Xhulian dhe jo Oriolën...' [FOTO]

E ëma e Oriola Marashit përlotet në emision por befason: 'E lumtur që më sollët Xhulian dhe jo Oriolën...' [FOTO]

Publikuar më: 18:22 22-02-2018

Dikur ishte drejtore e burgut të grave ndërsa sot Xhoi Jakaj është pedagoge ka qene e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’. Ajo është pyetur nga moderatorja, Arjola Shehu për raportin që ka me vajzat e saj, Oriola Marashin, e cila tashmë është shumë e famshme dhe Xhulian, e cila ende nuk ka famën e të motrës por njihet në rrjete sociale.

Këtë herë Xhoi mori një surprizë të veçantë nga vajza e saj Xhulia, e cila i dërgoi një video ku tregonte se e donte shumë edhe pse nuk e shpreh shpesh këtë dashuri tek ajo. Kështu Jakaj u surpriza vërtet pasi nuk e priste këtë video-mesazh nga Xhulia duke shtuar se kishin bërë më mirë që kishin folur me të dhe jo me Oriolën.

“Xhulia është më e ftohtë më e tërhequr se Oriola dhe prandaj u ndjeva shumë e lumtur që më solle Xhulian dhe jo Orin, sepse Oriola tashmë është bërë qendra e botës dhe Universit” tha Xhoi duke u përlotur nga kjo surprizë./intv.al/

xhoi_arjola.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938