INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit? Aurela Gaçe zbulon këtë DETAJ të panjohur për nusen e Gaz Pajës [FOTO]

E dinit? Aurela Gaçe zbulon këtë DETAJ të panjohur për nusen e Gaz Pajës [FOTO]

Publikuar më: 22:32 02-06-2019

Bjondina bukuroshe me emrin Ira Seferi dhe aktori i “Portokalli” u martuan në një ceremoni me shumë të ftuar, ndër të cilët edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, kurse e ftuar speciale për të kënduar ishte Kejsi Tola.

61572657_394047891189538_1332782889443524608_n.jpg

Megjithatë, ajo që nuk mund të largohej pa kënduar qe Aurela Gaçe, e cila postoi në Instagram momente nga dasma kur s’u përmbajt pa ia marrë këngës.

Por, Aurela zbuloi edhe një detaj që nuk e dinim për Irën, e cila studimet e shkollës së lartë i ka përfunduar në Durrës e megjithatë, origjina e saj është nga Dibra.

“Isha e ftuar si një nga mikeshat e Gazit, e s’mund të rrija pa ia bërë qejfin nuses dibrane”, shkruajti Aurela.

Screenshot_20190602-183538-512x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311