INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini cilat janë shpikjet më IN të 2018…

E dini cilat janë shpikjet më IN të 2018…

Publikuar më: 13:35 21-11-2018

Teksa i afrohemi fundit të vitit, është mirë të bëjmë edhe një bilanc se cilat ishin arritjet e 365 ditëve të 2018.

Dhe duke u ndalur tek teknologjia revista e njohur britanike Time ka renditur idsa nga shpikjet teknologjike që revolucionalizuan këtë vit por edhe vitet që vijnë.

Prestigjizoja rendit se disa prej krijimeve teknologjike janë televizori i cili kamuflohet në mur, lentet që ndryshojnë sipas dritës, një mbulesë e cila lehtëson ankthin, një material i cili mbron çatitë nga smogu, salcice me mish alternative, një test për malarien por pa marrë mostrave e gjakut, etj.

Çdo vit revista përpilon një listë duke u ndalur në disa kategori nga teknologjia, tek ushqimi, moda dhe mjedisi.

Dhe sugjerimet vijnë nga redaktorët dhe korespondentët e revistës në të gjithë botën. Por merren parasysh edhe kandidaturat online. Dhe në fund Time vlerëson konkurentët në bazë të origjinalitetit, krijimtarisë, influencës dhe efikasitetit.

foto.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277