INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme, ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

E dhimbshme, ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Publikuar më: 17:28 22-12-2025

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është gjetur pa jetë, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë në mesin e familjarëve, miqve, kolegëve dhe adhuruesve të tij të shumtë.

Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, një artist që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës sonë kombëtare. Ai do të mbahet mend përgjithmonë si njeriu që i dha shpirt dhe identitet njërës prej këngëve më emblematike shqiptare, “Xhamadani vija vija”, e cila u kthye në simbol kombëtar dhe u këndua ndër breza, në festa, koncerte dhe momente historike për shqiptarët kudo që ndodhen.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta është bërë i ditur nga media online Reporteri. 

Sipas burimeve te Prive, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër.

Megjithatë, humbja e tij ka shkaktuar reagime të shumta emocionale në rrjete sociale, ku artistë, figura publike dhe fansa po ndajnë mesazhe ngushëllimi dhe kujtime të paharrueshme për Shemin.

 

shemiii.webp

Article Logic
Execution time: 0.0025548934936523