INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! E braktisi që të vogël dhe nuk u takuan kurrë, vdes babai i reperit tuaj të preferuar! [FOTO]

E dhimbshme! E braktisi që të vogël dhe nuk u takuan kurrë, vdes babai i reperit tuaj të preferuar! [FOTO]

Publikuar më: 20:20 26-06-2019

Ai kishte folur shumë për të përmes këngëve ku gjithmonë e akuzonte se e ka braktisur, por nuk e kishte takuar kurrë të atin.

Babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Ai kurrë nuk e takoi djalin e të cilit emri i vërtetë është Marshall Bruce Mathers III, megjithatë ylli i repit shpesh rrëfeu për babanë në këngët e tij, duke e akuzuar atë për braktisjen e familjes.

Sipas TMZ, babai i Eminem vdiq në Fort Wayne, Indiana, ndërsa fqinjët e tij treguan përmes rrjeteve sociale se ai vdiq nga një sulm në zemër.

Edhe pse kurrë nuk u takua me babain, Eminem fliste për të në këngët ‘My Name Is’ dhe ‘Cleanin ‘Out My Closet’.

Bruce u martua me Debbie-n kur ishte 22 vjeç dhe ajo vetëm 15 vjeç. Pas dy vitesh erdhi në jetë Eminem dhe pak më vonë ai e braktisi familjen. Kur ishte fëmijë reperi i dërgonte letra të atit por ato i ktheheshin mbrapsht!

0626-eminem-and-dad-getty-4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721