INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme/ Babai gjen të birin 22-vjeçar të vdekur në një kanal para banesës në Fier

E dhimbshme/ Babai gjen të birin 22-vjeçar të vdekur në një kanal para banesës në Fier

Publikuar më: 23:34 27-01-2019

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në një kanal në fshatin Hoxharë i Vjetër në Fier. Viktima është identifikuar si shtetasi Arif Xhafa. 22 vjeç. Ai është gjetur i vdekur në një kanal përpara banesës dhe më pas është transportuar në spital nga babai i tij pa shenja jete.Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari fierak.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç. Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur. Po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318