INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme, 3-vjeçari mbytet në pishinë

E dhimbshme, 3-vjeçari mbytet në pishinë

Publikuar më: 15:34 23-05-2018
Një fëmijë 3 vjeç u mbyt në pishinën e një vile në bregdetin e Kavajës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës ku i mituri me iniciale M.XH, u gjet në ujë nga roja i godinës.
Nga policia lokale mësohet se fëmija ishte marrë në banesën private nga gjyshja e tij dhe 3 vjeçari ishte duke luajtur në pishinë. Gjyshja e cila punonte si kuzhiniere në këtë vilë, ka treguar për policët se gjithçka kishte ndodhur brenda pak minutash. 3-vjeçari është shkëputur dhe ka shkuar drejt pishinës ku dhe humbi jetën. Mësohet se prindërit e fëmijës ndodheshin në Pogradec prandaj për të po kujdesej gjyshja. Trupi i vogëlushit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku po i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818