INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E demaskoi dhe e kërcënoi! Video e tij me modelen seksi po bën xhiron e rrjetit, por FERO ka dy fjalë për Arbenitën! [FOTO]

E demaskoi dhe e kërcënoi! Video e tij me modelen seksi po bën xhiron e rrjetit, por FERO ka dy fjalë për Arbenitën! [FOTO]

Publikuar më: 10:29 19-07-2019

Çdo ditë e më shumë Arbenita dhe Fero i shprehin dashurinë publikishit njëri-tjetrit duke u bërë kryefjala e media rozë. Para pak ditësh, Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ajo reagoi duke u shprehur:

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”

Pasi qarkulloi një foto e saj me Feron në rrjetet sociale, foto e cila me siguri ka acaruar Arbenitën, u publikua edhe një video nga fansat ku shihetreperi duke qeshur krah modeles seksi dhe mësohet se video është bërë në prapaskenë gjatë një koncerti të fundit të Feros në Shengjin.

Mirëpo nëse mendoni se këto foto e video kanë shkaktuar krisje në marrëdhënien e Feros me Arbenitën, gaboheni.

Reperi ka publikuar ditën e djeshme një foto në instastory ku tregoi se kënga që i ka dedikuar të dashurës së tij “Ride Or Die” ka shkuar mbi 7 milion klikime dhe shkroi bashkëngjitur saj: “7 milion me gruan time më të mirën në botë”.

sjam.jpg

 

Pra mes tyre s’ka ndodhu gjë dhe Fero vazhdon të bëjë deklarata romantike.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986