Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë zyrtarisht një çift.
Edhe pse kjo dihej prej kohësh pasi pamjet flisnin vet, dyshja nuk kishin folur asnjëherë për njëri-tjetrin në publik.
Ka qenë Pete që së fundmi ka folur për “të dashurën e tij të re” duke shënuar herën e parë që e pranon në publik.
Kur u pyet nëse rritja e famës së tij kishte çuar në një mënyrë jetese më “argëtuese”, Davidson thjesht u përgjigj se shumica e ditëve të tij konsistojnë në shkuarjen në xhirime ose të kalojë kohë me miqtë ose të dashurën.
“Ose, nëse kam pushim, ose rri me miqtë e mi ose argëtohem me të dashurën time brenda. Kështu që unë nuk bëj shumë”, tha Davidson për People, duke iu referuar Kim Kardashian.
Kjo përgjigje e Davidson shënon herën e parë që ai ose Kardashian kanë adresuar publikisht statusin e marrëdhënies së tyre.
Ndërsa, Pete foli pak për marrëdhënien e tij me yllin e famshëm edhe për studentët e Universitetit të Rochester gjatë vizitës së tij në kampusin e tyre.
Komediani vizitoi shkollën për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe për të kryer një rutinë të shkurtër ‘standup’.
“Kjo është ajo që unë do të them sepse nuk do t’i përgjigjem pyetjeve të Kim K-së gjatë gjithë ditës, në rregull, vetëm sepse dua të respektoj privatësinë. Por po shkon mirë dhe ne jemi shumë të lumtur”, deklaroi Pete, sipas ‘Campus Times’.