INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çoi makinën në servis, e gjeti të mbushur me drogë

E çoi makinën në servis, e gjeti të mbushur me drogë

Publikuar më: 18:16 14-10-2017

Një burrë dorëzoi makinën e tij në një kompani shitblerje, por u habit kur brenda saj gjeti, kanabis, drogë pluhur si dhe verë kur e mori. Ruseell Page i dha makinën një punonjësi për ta provuar gjatë ditës dhe të nesërmen e gjeti të mbushur me drogë. “E çova makinën për një kontroll të enjten, pasi e përdor për punë, së bashku me dy makinat e tjera. Isha me djalin tim 3-vjeçar dhe me gruan kur e mora, kur doli një punëtore femër që më tha se ka pak papastërti brenda për shkak të një keqkuptimi. Kur e hapa makinën, kishte erë të fortë kanabisi, pasi ishin dy pako me drogë dhe një me kokainë”, tha 32-vjeçari. Pas kësaj, menaxheri i kompanisë e ka telefonuar duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se mund ta kthejë makinën për të marrë një tjetër për kompensim. Menjëherë pas hetimeve, u zbulua se punonjësja 20-vjeçare kishte kryer të gjithë rrëmujën në makinën e tij dhe ishte pushuar nga puna. Ndërkohë administratori i kompanisë së shitblerjes pohoi se kanabis u gjet në makinë, por shtoi se nuk bëhej fjalë për mbushje makine me drogë. Sipas firmës, jo të gjitha ato që ka thënë drejtuesi i makinës ishin të vërteta.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127