INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"E bukur dhe shume sensuale"! Shtatëzania e ka hijeshuar Elita Rudin...[FOTO]

Publikuar më: 16:30 30-11-2018

Moderatores së njohur Elita Rudit i ka mbetur edhe pak javë përpara se të mbajë në krah fëmijën e saj të parë, fryt i dashurisë me partnerin reperin Gjiko. Elita ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret dhe ka vendosur ta mbajë sekret ndoshta deri në fund.

 

dfgfghjsxdfghdf.JPG

Elita ishte nga ato nuse të showbizit që veshi fustanin e bardhë ‘vet i dytë’, edhe pse u mundua ta fshehë në fustanet e bardha që ndërroi në ditën e saj të dasmës në 21 shtator.

fhxfgjhjhgdjr.JPG

 

 

Pas propozimit surprizë për martesë që i erdhi moderatores nga partneri i saj Asdren Gjikolli në ditëlindjen e saj të 25-të në prani të familjarëve të çiftit, nisën dhe aludimet për një shtatzëni të mundshme të sajën. U desh klipi “Distanca” që çifti të pranonte publikisht dhe për herë të parë se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

 

dhfxgjdfd.JPG

Përgjatë këtyre muajve Elita nuk ka hequr dotë nga kujdesi ndaj vetes dhe daljeve të saj e as nuk ka hequr dorë nga stili i saj, normalisht duke iu përshtatur pritjes së ëmbël.

 

xfgjnxfg.JPG

 

Sa i përket stilit të shtatzënisë së 25-vjeçares mund të themi se krahas fustaneve të ngushta pas trupit, shtatzëninë e ka kaluar edhe me fustane e veshje plot ngjyra që duhet thënë që i kanë shtuar edhe më shumë hijeshinë.

 

eryhfgtgxhgt.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0042581558227539