Marina Fara ka ndarë një mesazh mbështetjeje për nënën e saj, këngëtaren e njohur Eli Fara, pas ditëve të vështira që kjo e fundit po kalon.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Marina i ka dedikuar disa fjalë të veçanta të ëmës, duke i shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar.
“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, shkruan Marina në postimin e saj.
Dedikimi vjen pas bujës së madhe në media, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime të regjistruara në studion e kompozitorit Adi Hila, ku u përfshi edhe emri i Eli Farës.
Në reagimin e saj të parë publik, këngëtarja u shpreh se nuk ndiente turp për publikimin e pamjeve, duke theksuar se përgjegjësia dhe turpi u takojnë atyre që i kanë publikuar dhe shpërndarë ato.
Mesazhi i Marinës duket se është një tjetër dëshmi e mbështetjes që ajo i jep nënës së saj në këtë periudhë të vështirë, duke i kujtuar se nuk është vetëm përballë vëmendjes së madhe mediatike.
